Ka ndodhur

Kapet me 7 skulptura pa dokumentacion 32-vjeçari nga Kosova në portin e Durrësit

Gazeta Si - Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën në bagazhin e makinës shtatë skulptura, për të cilat nuk dispononte dokument origjine apo pronësie.

Pas ndalimit të të riut, i identifikuar si V.B., policia ka nisur hetimet për të zbuluar aktivitetin e tij, ndërsa ai akuzohet për “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë