Ka ndodhur

Arrestohet ‘avokati’ mashtrues, i mori një gruaje 1.2 mln lekë se do t’i mbronte burrin

Gazeta Si - Një 54-vjeçar u arrestua në Elbasan me akuzën e mashtrimit. Policia thotë se M.K., ishte nën hetim prej 3 muajsh, pas një kallëzimi që bëri një grua.

Kësaj të fundit, ai dyshohet se i mori 1.2 milionë lekë me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte në gjykatë çështjen e bashkëshortit të saj, i cili ishte në burg në Drenovë.

“Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda”, - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë