Sociale

Kapërcejnë shifrat, 132 raste të reja me COVID19, numrin më të lartë Tirana, qytetet bregdetare më pak

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3,601 testime rezultojnë të infektuar 132 persona me COVID19. Ndërsa numri i rasteve vijon të jetë në rritje, raportohet se deri me tash nuk ka humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Numrin më të madh të rasteve këto 24 orë e ka Tirana me 42, vijon Shkodra me 19 raste, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë është rritur edhe numri i të shtruarve. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë