Brenda në stadiumin mitik, “Johan Krojf Arena” u zhvillua një nga ndeshjet më të bukura të Ligës së Kampionëve këtë sezon. Ajaksi i talenteve dhe Juventus me Ronaldon shënuan nga një gol dhe u mjaftuan me një barazim në fushën e blertë.
Por krejt ndryshe ishte atmosfera jashtë stadiumit në të gjithë zonën përreth në kryeqytetin holandez, Amsterdam. Mediet italiane raportuan se janë me dhjetëra tifozët e Ajaksit dhe të Juventusit që janë ndaluar nga policia holandeze për shkak të trazirave që ndodhën në stadium para se të fillonte çerekfinalja e Championsit. Nuk janë bërë ende të qarta rrethanat se si ka filluar ky kaos, pasi disa tifozëve të Ajaksit dhe Juventusit iu janë gjetur armë të ftohta dhe sende prerëse. Vetëm nga Italia, policia ka ndaluar 120 tifozë, ndërsa nga ata të Ajaksit janë disa të tjerë që janë në komisariat dhe shumë të tjerë, duke u trajtuar në spital.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin akte të tilla vandale para ose pas ndeshjes gjatë një kompeticioni të Uefa dhe nga kjo e fundit ka nisur një proces për të identifikuar defektet në organizimin. Por gjithashtu edhe një plan masash për t’i thënë stop këtyre ngjarjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.