Politike

Kandidati i KED për në Kushtetuese, Ervin Karamuço, i shpallur “Qytetar Nderi” i Shtetit Zakatekas në Meksikë

Pas një raporti voluminoz për tre kandidatë në garë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pranuar vetëm kandidimin e njërit prej tyre, Ervin Karamuço për vendin vakant ose të Vitore Tushës kryetare me mandat të përfunduar ose Fatmir Hoxhës si anëtar në Gjykatën Kushtetuese. KED skualifikoi nga gara Zhaklina Peton dhe Helena Papën.

Por kush është Ervin Karamuço. Sipas CV së publikuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Drejtësisë, (ku ai jep mësim për të drejtën penale), Karamuço rezulton se ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2000 dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare Master dhe Doktoraturë pranë Institutin të Studimeve Evropiane.

Në një faqe CV të tij ajo që dallon krahas një titulli të marrë nga Presidenti i Republikës “Për merita të Vecanta Civile”, Karamuço rezulton se është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i  Shtetit të Zakatekas në Meksikë që njihet si vend për nivel të lartë të riskut të drogës dhe krimit, korrupsion të lartë dhe ku zgjedhjet më të paqta janë shënuar atëherë kur ka pasur më pak viktima, plot 102.  

Karamuço në CV-në e tij nuk ka shënuar ndonjë gjë me tepër për Meksikën por shkruan se është aktivist i shoqërisë civile për çështje kushtetuese dhe të drejtësisë penale. Ai ka qenë i angazhuar si Këshilltar i Presidentit të Republikës për çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe Këshilltar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit për çështje të korrupsionit dhe performancës së administratës publike.

Gjithashtu ai ka ushtruar detyrën e Drejtuesit të Njësisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Shqipëri, të ngritur nga Transparency International me seli në Berlin Gjermani. Ai gëzon gjithashtu një eksperiencë të gjatë të aktivitetit mësimdhënës në universitete brenda dhe jashtë vendit në fushën e politikave penale, kriminologjisë, penologjisë, kriminalistikës dhe profilizimit kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë