Atletike

Kanadaja shtang SHBA-të, fiton stafetën e shpejtësisë 4×100

Gazeta Si - Emocione, spektakël dhe një surprizë e madhe në Botërorin e atletikës në Oregon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, favoritë absolutë, nuk fitojnë titullin e stafetës 4x100. Janë shtangur nga Kanadaja, nënkampione olimpike.

Diçka e ngjashme më atë që ndodhi në të njëjtën garë edhe te femrat, ku SHBA-të, asnjë medalje në garat sprint, u surprizuan nga Xhamajka.

Andre De Grass, Aaron Brown, Jerome Blake dhe Brendon Rodney, fituesit e stafetës për Kanadanë. Gazeta Si, 24 korrik 2022

Pas asaj që u pa në 100 dhe 200 metra, besohej se të zotëve të shtëpisë, të paktën stafeta e shpejtësisë për meshkuj, nuk do t’u ikte nga duart. Por, pavarësisht ndryshimeve, ajo që festoi ishte Kanadaja, me kohën 37”48.

Merita është e Brown, Blake, Rodney dhe vendimtarit De Grasse. Ky i fundit, i rikuperuar, shpërtheu me kohën 8”79. Vendin e tretë e zuri Britania e Madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë