Shendet

Kanabisi mjekësor mund të përdoret për shërimin e Parkinsonit

Kanabisi mjekësor mund të përdoret edhe për të shëruar sëmundjet neurologjike, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.

Një rishikim nga PubMed ka treguar ndikimin e kanabisit mjekësor në trajtimn e pacientëe me parkinson.

Në studim u përfshinë pacientë me parkinson që u trajtuan me kanabi mjekësor. Të dhënat e mbledhura përfshinin ndryshimet e simptomave të parkinsonit pas përdorimit të kanabisit mjekësor dhe efektet anësore nga përdorimi i tij. Gjithashtu u mblodh informacion në lidhje me ndryshimet në medikamentet shoqëruese pas fillimit të kanabisit mjekësor.

8 për qind e pacintëve shfaqën një përmirësim në cdo simptomë të Parkinsonit pas fillimit të trajtimit me kanabis mjekësor.

Simptomat me përmirësimin më të madh ishin ngërci, dhimbjet e muskujve, mungesa e oreksit dhe dridhjet.

Pas fillimit të trajtimit me kanabis mjekësor, 56 për qind e përdoruesve të opioideve ishin në gjendje të ulnin ose të ndërprisnin përdorimin e opioideve në vizitën pasuese.

Studiuesit arritën në përfundimin se kanabisi mjekësor mund të përmirësojë simptomat motorike dhe jomotorike në pacientët me Parkinson dhe mund të reduktojë përdorimin e ilaçeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë