Futboll

Kampioni i botës kalon te Leçe, rrogën ia paguan Barcelona

Gazeta Si - Samuel Umtiti do të luajë për Leçen këtë sezon. Marrëveshja është mbyllur, Barcelona ka firmosur dokumentet për futbollistin francez, kampion bote në 2018-ën.

Umtiti do të zbarkojë të enjten në Salento, ku kalon në huazim nga katalanasit. Ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe pastaj do të firmosë kontratën.

Samuel Umtiti. Gazeta Si, 24 gusht 2022

Barcelona do të paguajë gjithë rrogën prej 20 milionë eurosh, kurse Leçe do të mbulojë bonuset te katalanasit, në bazë të numrit të ndeshjeve.

"Bisedimet kanë vazhduar, por kishim preferuar që gjithçka të mbetej sekret”, - u shpreh Pantaleo Korvino, drejtori teknik i Leçes, gjatë prezantimit të Marin Pongraçiç.

"Pas tratativave ka ide që klubet e tjera nuk i kanë pasur. Kur bëhet publike ideja jonë, mund të jetë ide edhe për të tjerët. Tani, nëse transferimi nuk finalizohet, do të thonë se ishte vetëm për publicitet", - shtoi Korvino.

Por tashmë nuk ka më dyshime, futbollisti francez do të veshë fanellën e Leçes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë