Katar 2022

Kampionët e Botës mbërrijnë në Buenos Aires, nis festa e jashtëzakonshme!

Gazeta Si – Avioni i kampionëve të botës mbërriti në Buenos Aires pasi kishte kaluar ora 2 e natës. Në pistë e priste autobusi i zbuluar, që më pas çoi Mesin dhe lojtarët e tjerë në qendër të kryeqytetit.

Në Argjentinë filloi festa kombëtare. Me mijëra njerëz kishin zënë vend gjatë rrugës që do të kalonte autobusi për të përshëndetur kampionët e botës. Mesi dhe Skaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur më pas nga e gjitha skuadra.

Ata ecën mbi tapetin e kuq dhe hipën direkt në autobus. De Paul, Dibu Martinez, Lautaro Martinez, Nikolas Otamendi dhe Julian Alvarez hipën mbi çatinë e autobusit. Skuadra kaloi nën një hark triumfi, ku ishte shkruar "Faleminderit Kampionë".

Ministria e Sigurisë së Buenos Aires kishte angazhuar rreth 5000 ushtarë. Pas orës 1 të natës pati lëvizje të mjeteve ushtarake gjatë gjithë kohës, me qëllim ruajtjen e rendit. Festa është e jashtëzakonshme në Argjentinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë