Atletike

Kampionati i Atletikës, Smajlaj rekordmen në kërcim së gjati

Për atletin shkodran Izmir Smajlaj, organizimi i Kampionatit Kombëtar i Atletikës për të rritur në qytetin e Shkodrës, ka rezultuar shumë pozitiv. Krahas përgatitjeve sistematike nën drejtimin e trajnerit Gjergj Ruli, Smajlaj duket se kishte pasur nevojë edhe mbështetjen e publikut vendas në realizimin e objektivit të përmirësimit të rekordit në garën e kërcimit së gjati.

Edhe pse shkodran, në këtë aktivitet, Smajlaj përfaqësonte ngjyrat e klubit bardheblu të Tiranës. Izmir Smajli ia doli duke vendosur rekord të ri kombëtar. 8 metër dhe 11 centimetër janë shifrat rekord të shkodranit duke dëshmuar se tashmë ai është në formën e tij më të mirë për të sulmuar edhe më tej në shifra rekord. Në prononcimin e tij dhënë menjëherë pas garës, vete Smajlaj ia dedikon këtë rekord tifozerisë shkodrane që e mbështeti në garë.

https://www.facebook.com/izmir.smajlaj2/videos/1310581952428241/

Më pas, rekordmeni Smajlaj thekson se meritë të veçantë në suksesin e arritur ka patjetër trajneri i tij, Gjergj Ruli. Ndërsa flet edhe për objektivin e radhës që është kamja e normës olimpike, shkodrani Izmir Smajlja gjen rastin të falënderojë edhe Bashkinë e Tiranës për mbështetjen.

Sa i përket rekordmenit Izmir Smajlaj, krahas suksesit të arritur ditën e parë garën e kërcimit së gjati, në të dytën ai konkurroi edhe në kërcim trehapësh duke u shpallur kampion me shifrat 15 m dhe 80 cm, i ndjekur nga dy atletët e Vllaznisë, Muhamet Cengeli me 14 m dhe 87 cm, si dhe Durjon Idrizaj 14 m dhe 67 cm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë