Tiranë-27 vjeçari Enea Ftoi humbi jetën brenda Komisariatit të Korcës disa ditë më parë. Bashkëshortja e Enas thotë se e di që ai vdiq nga dhuna e policëve dhe se e di se cilët policë ishin. Megjithëse aty ka kamera që duhet të regjistrojnë çdo pyetje që policia i bënë të dyshuarit, në këtë rast edhe Eneas, prokuroria ende nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur. Avokati i Popullit dyshon se kamera nuk ka funksionuar.
Gazeta “Si” arrit të sigurojë listën e rekomandimeve që Avokati i Popullit ka dhënë për ngjarjen. Në një prej tyre ngrihet shqetësimi se sistemet e sigurisë për vëzhgimin e të ndaluarve apo të arrestuarve në Komisaritin e Korçës mund të mos jetë funksional. Avokati i popullit kërkon:
“Marrjen e masave të nevojshme për instalimin dhe funksionimin e pajisjeve të regjistrimit audio-vizive në ambientet e sigurisë të Komisariatit të Policisë Korçë, duke përfshirë edhe dhomën e marrjes në pyetje të të arrestuarve/ndaluarve”.
Vëzhgimi i dhomave të marrjes në pyetje dhe dhomave të paraburgimit, është një detyrim ligjor për çdo komisariat të policisë në Republikën e Shqipërisë.
Mospasja ose mosfunksionimi i sistemeve të sigurisë audio-vizive në dhomat e sigurisë dhe marrjes në pyetje është një shkelje e hapur ligjore .
Por duket ky nuk është një problem i izoluar vetëm në Korçë, pasi sipas rekomandimit të Avokatit të Popullit, mbetet problem në të gjitha komisariatet e Policisë së Shtetit.
Mungesa e sistemeve audio-vizive krijon mundësinë e abuzimeve si dhe shkeljen e të drejtave të njeriut brenda Komisariateve të Policisë nga ana e punonjësve, por nga ana tjetër shërben edhe si një mbrojtje ndaj akuzave që mund tu bëhen uniformave blu nga ana e të ndaluarve ose të arrestuarve.
Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë në Komisariatin e Korçës për të zbardhur vdekjen e 27- vjeçarit, Enea Ftojit, por rekomandimet e bëra nga Avokati i Popullit, sugjerojnë se ato kanë qenë jofunksionale.
Enea la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të vegjël. Familja e viktimës është në vështirësi për tu ushqyer pasi ai ishte i vetmi që nxirrte të ardhura dhe gruaja e Ene kërkon ndihmë nga agjencitë qeveritare, por askush nuk
Burime na thanë se tre efektivët e policisë të cilit akuzohen nga familjarët si dhunuesit e 27- vjeçarit, nuk do të pezullohen por do të transferohen në struktura të tjera të Policisë, deri në përfundim të hetimit.
Gjatë muajit maj raportimet për rastet e ushtrimit të dhunës nga ana e Policisë ndaj të personave të ndaluar janë shtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.