Gazeta Si – Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve pas gjetjes pa jetë në Balldre të Lezhës të 25-vjeçarit Romario Brunga, i cili kishte vetëm një plumb në kokë.
Kamerat e sigurisë kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pa shqetësuar, ka hipur në makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga, që e dërgon në shtëpi, është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon.
Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka “një problem të madh”, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Romario Brunga nuk i është përgjigjur më telefonatës së shokut të tij.
Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatetet apo për të parë nëse ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25-vjeçarit.
Policia e Lezhës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për mediat nëse është vrasje apo vetëflijim, por burime bëjnë me dije se 25-vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka patur gërvishtje në dorë.
Sipas të njëjtave burime, plumbi ishte në pozicion që nuk mund të shtinte pasagjeri. Nga disa kamera sigurie para ngjarjes, ai është parë i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jetë vetëvrasje.
Familjarët kanë deklaruar se i riu nuk ka pasur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.