Shendet

Kalo:Viroza 3-5 ditore ngatërrohet me variantin Delta, i nevojshëm tamponi

Mjeku infeksionist  Tritan Kalo ka shkruar ae ”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shënja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook" mjeku ka shpjeguar se viroza ndryshe nga virusi Delta është pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes. Mjeku ka shkruar gjithashtu se nëse qytetarët kanë dyshime duhet të bëjnë një test të shpejtë ose PCR normale.
"Në mesin e të sëmurëve me shënjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vënde ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Spanjë, Gjermani, etj. Këta persona duhet të jenë të vetëndërgjegjësuar, për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike. Po ashtu edhe personeli i Qëndrave Mjeksore në zonat e pushimeve dhe jo vetëm, duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike ndaj të sëmurëve me shënjat e mësipërme që ata/ato vizitojnë.Në ndërkohë kur dhe ku është e mundur të MOS hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundëshme numurin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19," ka shkruar Kalo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë