Futboll

Juventusi i fikur dhe pa ide, vjen ndalesa e parë për Alegrin

Gazeta Si – Vjen ndalesa e parë për Alegrin në javën e dytë të kampionatit. Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Sampdorias, ku nuk bëri asgjë për të merituar më shumë. Ndeshje me pak emocione në ‘Marassi’.

Pas fitores me Sasuolon javën e parë, Juventusi ka stonuar në ndeshjen përmbyllëse të javës së dytë të kampionatit. Sampdoria luajti më mirë në pjesën e parë dhe goditi edhe traversën me Leris.

Trajneri Alegri gjate ndeshjes me Sampdorian. Gazeta Si, 22 gusht 2022

Në pjesën e dytë ishte skuadra e Alegrit më mirë. Pati edhe një moment entuziazmi për një gol të Rabiot, që më pas u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Por në total Juventusi krijoi pak për ta fituar ndeshjen. Bardhezinjtë kanë 4 pikë pas 2 javësh.

Roma ia doli të mundte Kremonezen, falë një goli të mbrojtësit Smolling në pjesën e dytë. Marash Kumbulla nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje, ndërsa Xaniolo ishte dëmtimi i radhës për Mourinjon.

Roma ka 6 pikë pas dy ndeshjeve të para dhe kryeson bashkë me Napolin dhe Interin, gjithashtu me pikë të plota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë