Futboll

Juventus zyrtarizon akordin me mbrojtësin e talentuar

Juventus ka zyrtarizuar blerjen e dytë në merkaton e kësaj vere. Teka të gjithë po presin Matias De Lajt, bardhezinjtë kanë arritur akordin me një tjetër mbrojtës të perspektives. Bëhet fjalë për Luka Pelegrinin, cili ka gjetur akordin me Juventus dhe do të lërë Romën për të kaluar në Torino. Formula e transferimit do të jetë shkëmbim kokë më kokë me Spinazolën.  Ky i fundit do të shkojë te Roma dhe i shërben Juventusit për ta realizuar këtë operacion pa asnjë kosto.

Pasi gjeti akordin ditën e djeshme në mbrëmje, Luka Pelegrini sot në mëngjes ishte në qendrën shëndetësore të Juventusit për të kryer testet e nevojshme mjekësore. Pas kalimit me sukses të këtyre testeve, Pelegrini do të hedhë firmën në kontratën 3-vjeçare me kampionët e Italisë. Vetëm 20 vjeç, Pelegrini cilësohet si një mbrojtësit e perspektivës edhe pse në këtë sezon të parë me Juventusin pritet të jetë rezervë.

https://twitter.com/juventusfc/status/1145235263771295744

Ndërkohë sa i përket çështjes De Lajt, Juventus ka bërë disa hapa para dhe tashmë duhen vetëm disa detaje të fundit për ta zyrtarizuar talentin holandez me fanellën e Juvetusit. Brenda kësaj jave pritet që të bëhet edhe prezantimi i kësaj goditje në merkato që do të jetë blerja më e shtrenjtë e Juventusit këtë verë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë