Juventusi është skuadra për tu mundur edhe këtë sezon. Kampionët e tetëfishtë radhazi në Itali ia dolën që ta nisin mbarë këtë sezon të Serisë A, duke mposhtur shumë lehtë, Parmën me rezultatin 0-1.
Goli i vetëm i takimit nuk erdhi nga asnjë prej yjeve të juventinëve në sulm, por nga veterani Kielini që këtë herë është shfaqur në rolin e goleadorit të skuadrës.
Mjaftoi ky gol për Juventusin që nuk u sforcua në asnjë moment në këtë sfidë. Pa Sarrin në stol “zonja e vjetër” e pati luksin që t’i bënte ndërrimet shumë shpejt, duke dashur që t’i ruaj disa prej yjeve të saj që i pret një sezon shumë i gjatë, që me gjasë mund të mbyllet në fund të majit.
Mauricio Sarri do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Napolit, ku të dyja skuadrat pretendente për titullin kampion do të ndeshen për të parë se në çfarë niveli janë pas kësaj vere shumë intensive në merkato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.