Futboll

Juventus i pandalshëm, shkon në +14 nga Napoli

Mund ta quajmë që tani të mbyllur kampionatin italian në çështjen e ekipit fitues. Juventus dihej që në fillim që nuk do të kishte rival, por bardhezinjtë kanë shkuar në 14 pikë diferencë nga Napoli që në muajin shkurt, pas fitores që arritën ndaj modestëve të Frosinones.

Sfida e zhvilluar në “Juventus Stadium” u mbyll në shifrat 3-0, por përveç pikëve për torinezët ka edhe dy lajme shumë të rëndësishme. Dybala është rikthyer titullar dhe mbrojtja nuk pëson janë dy ngjarje që ngrohin zemrat e tifozëve të Juventus.
Argjentinasi e shënoi golin që në minutën e 4’. Më pas Bonuçi do të dyfishonte në minutën e 14. Për ta vulosur këtë fitore mendoi i zakonshmi, Kristiano Ronaldo. Portugezi realizoi golin e 3-0 në minutën e61’, duke shkuar në kuotën e 19 golave sezonal deri më tani në Serinë A.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte thjesht administrim për djemtë e Alegrit që u përgatitën në mënyrën e duhur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Atletikon e Madridit. Me 14 pikë diferencë, Juve pret e qetë ndeshjen e rivalëve të Napolit që tashmë duket se nuk kanë më shpresë së mund të luftojnë për titullin kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë