Futboll

Juventus gjen mesfushor, firmos uellsiani Ramsej

Merkato e dimrit është mbyllur, por lëvizjet në merkato vazhdojnë. Është Juventus që ka bërë një prezantim zyrtar mëngjesin e kësaj të marte, duke afruar mesfushorin e Arsenalit, Aron Ramsej. Futbollisti uellsian ka firmosur kontratën e tij me Juventusin dhe do i bashkohet bardhezinjve në fund të këtij sezoni. Prezantimi është bërë përmes një postimi në rrjetet sociale nga vetë klubi torinez.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1095036230075600897

Klubi torinez ka afruar Ramsej në këtë periudhë, duke përfituar nga ccështja e kontraktuale e tij. Ramsej ishte në fundin e kontratës së tij me Arsenalin dhe zgjodhi të mos rinovonte, duke i hapur kështu rrugën një largimi nga Premier Liga pas më shumë se 11 vite. Te “Zonja e Vjetër”, Aron Ramsej ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje për katër vite deri në fund të sezonit 2022-2023. Ai do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te Juventus, duke përfituar një rrogë prej 7 milionë euro në sezon plus bonuse.

“Siç mund të keni dëgjuar, kam firmosur një para-kontratë me Juventus. Doja t’i dërgoja një deklaratë personale tifozëve të Arsenal, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Më mirëpritët kur isha akoma adoleshent dhe keni qëndruar pranë meje gjatë gjithë këtyre viteve në klub. Largohem me zemër të rënduar pas 11 viteve në Londrën veriore. Faleminderit.”- ka shkruar Ramsej në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë