Futboll

Juventus do kualifikimin në shtëpi, Junajtid provon shansin në “Camp Nou”

Mbrëmja e kësaj të marte rizbret në fushën e lojës emocionet e Ligës së Kampionëve. Akti i dytë i fazës së çerekfinaleve që do të luhet në Torino dhe Barcelonë. Juventus do të pres në shtëpinë e saj Ajaksin për të kërkuar kalimin në gjysmëfinale pas atij barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në “Johan Krojf Arena”. Ndërsa Barcelona, pasi fitoi në “Old Traford” e pret Mançester Junajtid në shtëpi për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e parë skuadra e Alegrit vuajti shumë përballë një Ajaksi energjik që vraponte dhe bënte presion në çdo minutë të ndeshjes. Holandezët nuk e patën frikë në asnjë moment Juventusin e madh me në krye Ronaldon dhe me shumë mundësi të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe në Torino. Juventusi nga ana tjetër nëse në ndeshjen e parë mund të mjaftohej me një barazim, në këtë përballje kthimi në shtëpi është i detyruar të fitojë. Përveç fitores, bardhezinjtë mund do i kualifikonte edhe një barazim pa gola, por që do të ishte një rezultat shumë i vështirë për t’u mbajtur përballë një Ajaksi shumë potent.

Në takimin tjetër në “Camp Nou” pritet sërish një përplajse titanësh. “Djajtë e kuq” pasi nuk ia dolën që të frenojnë furinë e Mesit me shokë, këtë herë do të tentojnë mrekullinë në transfertë. Humbja 1-0 në ndeshjen e parë i favorizon shumë katalanasit, por duhet të kenë kujdes, pasi historia ka treguar se Mançesteri ka bërë disa nga përmbysjet më të bujshme të këtij kompeticioni. Nuk do të ketë mungesa të rëndësishme edhe pse ai dëmtim horror i Mesit në fytyrë ngjalli shumë dyshime dhe panik te të gjithë. Ndeshjet do të luhen të dyja duke filluar prej orës 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë