Futboll

Juve bën tentativën e fundit për Depai, në të kundërt vjen Milik

Gazeta Si – Janë orë vendimtare për merkaton e Juventusit. Më konkretisht, për sulmin e tij. Klubi torinez po kërkon me ngulm lojtarin që do të luajë me Vlahoviç dhe pistat janë dy, Depai dhe Milik.

Drejtuesit e Juventusit kanë në dorë polakun Arkadiuz Milik, por para se të mbyllin marrëveshjen me të, do të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për Memfis Depain. Bardhezinjtë në fakt preferojnë holandezin, por kërkesat e tij financiare janë të larta.

Arkadiuz Milik. Gazeta Si, 25 gusht 2022

Depai kërkon kontratë trevjeçare me 10 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset. Juventusi i ofron kontratë dyvjeçare me 5-6 milionë, plus bonuset. Nëse nuk arrihet një akord, pista e Depait do të braktiset.

Për Milik Juventusi ka gjetur marrëveshjen me Olimpikun e Marsejës. Akordi është arritur mbi bazën e huazimit për 2 milionë euro, me detyrimin për ta blerë për 8 milionë euro.

Gjithçka është e mbyllur nga ana e klubit italian edhe me sulmuesin polak, i cili do të kënaqej me 3.5 milionë eurot që merr aktualisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë