Futboll

Juristi tregon të vërtetën e leksionit me Taren: Fjalët e tij u shtrembëruan!

Gazeta Si – Për të qartësuar gjithçka ndodhi në leksionin e Igli Tares në Luiss, ku disa deklarata të drejtuesit shqiptar të Lacios shkaktuan pelmika të mëdha, ka menduar Gulielmo Stendardo. Ish-lojtari që në kohët e Lacios e thërrisnin mbrojtësi-avokat, është diplomuar në 2010-ën si docent i së drejtës sportive.

Në Luiss ai drejton një kurs manaxhimi të sportit me temë: “Juristi hyn në fushë”. Në takimin e parë, ku flitej për profilet juridike dhe ekonomike të një klubi futbolli, ai ftoi Igli Taren në rolin e relatorit. Pati batuta me studentët, sidomos me romanistët, por polemikat, sipas Stendardos, janë të kota, pasi fjalët janë shtrëmbëruar.

Stendardo kur luante me Lacion. Gazeta Si, 19 tetor 2022

“Leksioni nisi nga origjian e të drejtës sportive, - tregon Stendardo. – Unë kisha pjesë e drejtësisë sportive, Igli solli eksperiencën e tij nga pikëpamja ekonomike dhe menaxheriale e sistemit të futbollit. U tregua shumë i zoti.

Tare nuk u shpreh për pikëpamjen teknike, nuk mund të kritikonte Milanin kampion dhe Romën fituese të Ligës së Konferencës. Foli për ekonominë, për plusvalencat dhe amortizimet. Përfshinte edhe Lacion, jo vetëm klubet që përmendin të tjerët. Lotito ka përmirësuar një situatë shumë të rëndë. Sot shumë klube kanë nevojë për ortakë, sespe rrezikojnë falimentimin.

Janë shtrembëruar fjalët e Tares, një fjali që bëri shumë zhurmë, ajo që sistemi mbron disa klube. Pyetja ishte: ‘Drejtor, si ka mundësi që ka klube me kaq shumë borxhe, që në një sistem tjetër do falimentonin?’ Tare u përgjigj se sistemi i futbollit nuk ka qëndrueshmëri, sepse të ardhurat janë shpesh më të ulëta se kostot.

Ai tha se pagat rriten, në Premier te drejtat tv janë më të larta, ndërsa në Itali ka vështirësi, por sistemi të lejon të administrosh humbjet”.

Gulielmo Stendardo, jurist ne Luiss te Romes. Gazeta Si, 19 tetor 2022

Stendardo ka pohuar se Roma, Interi, Juventusi dhe Milani nuk janë ankuar për këtë çështje dhe se janë vetëm polemika mediatike. “Universiteti na ka komplimentuar. Nuk na kanë pëlqyer fjalitë e shtrembëruara. Të kesh në katedër një si Igli e konsideroj krenari, është një vlerë e shtuar për kursin tim”, - shtoi Stendardo.

Ai shprehet se pati edhe batuta: “Po, pati edhe shaka. Një djalë tha se Pelegrini është më i mirë se Milinkoviç. Igli iu përgjigj “por flisni gjithmonë për Milinkovic”. Ishin batuta. Tare u kënaq me leksionin, kur pa interesimin e studentëve. U mërzit për faktin se nga ai bisedim aq i bukur u mor një fjali sa për të bërë polemika.

Për Ligën e Konferencës bëri një batutë tifozi dhe studentët qeshën. Tare po fliste për diferencën e të ardhurave mes Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës e Ligës së Europës. Dhe aty përfshinte dhe Lacion, nuk donte të zvogëlonte suksesin e Romës. Theksonte se sa peshon të jesh mes 4 më të mirëve të Serisë A”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë