Jete & Stil

Pëlqeni udhëtimet? Këto vende është mirë mos t’i zgjidhni

7 vendet e listuara me poshtë janë mbresëlënëse, emocionuese por edhe të frikshme.

  1. Trolltunga

Ky vend ne Norvegji u formua nga akullnajat. Kjo nuk është një strukture e bere nga njeriu. Vetë natyra e ka krijuar këtë çudi për mijëra vjet. Te ulesh në cep te këtij shkëmbi është absolutisht emocionuese dhe e rrezikshme, por pamja qe ju mund te shihni pasi te keni arritur ne këtë vend është e mahnitshme.

  1. Mali Huashan

Megjithëse ka shumë vende “te çmendura” për turistet që udhëtojnë në Kinë, ky mal është mjaft sfidues dhe i rrezikshëm. Kalimi i këtij mali me metoda alpiniste, sigurisht qe nuk do t’ju lere te relaksoheni për asnjë minute, por do te keni shume gjera për te treguar kur te ktheheni ne shtëpi.

  1. Ura e varur Hussaini

Kjo urë “vrasëse” është e vendosur në pjesën veriore të Pakistanit. Qëllimi i urës është për të ndihmuar udhëtarët që të kalojnë liqenin e Borit. Ura është jo ne kushte te përshtatshme. Për me tepër, ajo është shumë e rrezikshme dhe me të vërtetë e frikshme. Edhe pse në vitin 2011 u përmirësua, struktura ende nuk është mjaftueshëm e qëndrueshme.

Man crossing Hussaini bridge

Shkëmbi Arktik

Shkëmbinjtë nuk janë vendi më i rehatshëm për kamping. Ngritja e një kampi në toke është shumë me e sigurt. Përkundër të gjitha parehative, kjo metode e re kampingu po fiton shume popullaritet në mesin e “te çmendurve” pas alpinizmit dhe atyre qe janë ne kërkim te vazhdueshëm te adrenalinës.

  1. Pishina e Djallit, Ujëvara Victoria

Ujëvara Victoria ka qenë gjithmonë e konsideruar si një vend I pabesueshme për tu fotografuar vlerë. Janë shumë e kënde te veçanta te ujëvarës që turistët i pëlqejnë tmerrësisht shume. Disa prej tyre janë shumë të rrezikshme për njerëzit. Megjithatë me te guximshmit janë të gatshëm të kapërcejnë limitet për te marre maksimumin e jetës.

  1. Kutia e Xhamit Mont Blanc

Një kuti e bërë prej xhami nuk tingëllon si një strukturë shumë e besueshme. Megjithatë, xhami nga e cila Kutia Mont Blanc është bërë është rezistent ndaj të thyerit dhe është krejtësisht i sigurt.

  1. Rruga Yungas

Ose siç quhet ndryshe “Rruga e Vdekjes”, është një rrugë shume e rrezikshme në Bolivi. Qindra njerëz vdesin këtu çdo vit.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë