Politike

‘Ju këtu shisni edhe pjeshkë’, Açka pyet Nikollën: Do ta votosh ti Gjinushin, që na flet për të drejtat e grave

Kryetarja e komisionit të Medias, Flutura Acka, ka sjellë një reagim të shkurtër të Skënder Gjinushit kur raportonte në komision për t’ju bërë thirrje grave të Kuvendit që të mos votojnë sot projektligjin e kaluar me shpejtësi nga PS vetëm një ditë më parë që i hap rrugë mandatit të dytë të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

“Ju këtu shisni edhe pjeshkë,’ tha Skënder Gjinushi (Kryetar i Akademisë së Shkencave!!!), në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mbetet e Informimit Publik më datë 11 korrik 2023.

Ishte nervoz se po i rrezikohej mandati dhe duhej të matrikullonte me saktësinë e sarkazmës së tij mushtore, punistët, gratë e bindura dhe shqytarët e oligarkëve në Komision, që të mund të ngrinte më pas në bashkëpunim me drejtuesit e Parlamentit kurthin e djeshëm: të zgjaste mandatin e tij.

O zonja të Parlamentit, o gra të trembura, do ta votoni ju këtë burrë si drejtuesi i Akademisë së Shkencave sot pas këtyre fjalëve për ju!

Do ta votoni ju zonja, vërtet? Do ta votoni ju, zonja Nikolla?! Ju, gruaja që drejtoni Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ku i kanë sytë mijëra gra shqiptare?! Ç’model do t’u jepni sot ju atyre grave duke votuar këtë seksist me pushtet?

Nëse po, mos dilni më të flisni për të drejtat e grave, për barazinë gjinore, mos dilni më të shisni moral kur votoni qesëndisjen tuaj nga një gojë që ju ka tallur ju, edhe ne të gjitha, zonjat e Parlamentit!”, shkruan Açka në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë