Aktori 54 vjeçar Johnny Depp është veçuar gjithmonë si një nga yjet e Hollywoodit më në formë të mirë fizike, gjithashtu edhe për stilin e tij unik.
Por si duket kohët e fundit ylli i Karaibeve ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël në paraqitjen e tij, për të cilën duket se aktori nuk ka marrë shumë komplimente nga fansat.
Aktori u shfaq në skenën e një koncerti në Amerikë për të performuar këngën e tij bashkëpunuese me rok grupin “Hollywood Vampires, por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave përtej performancës së tij si këngëtar, ishte stili i flokëve.
Ishim mësuar ta shihnim gjithmonë më flokë të gjatë dhe të çrregullta, tashmë aktori ka ndryshuar disi.
Fansat fotografuan aktorin dhe publikuan fotot të cilat shumë shpejt u bënë virale në rrjet.
Natyrisht, kishte shumë komente dhe shumë njerëz theksuan se me vështirë e kanë njohur atë dhe se nuk po iu pëlqen paraqitja e tij e re. “Çfarë keni bërë, Johnny?” “Sa më shpejt kthejeni atë imazh. Kjo nuk ju tregon të ëmbël”, ishin vetëm disa nga mesazhet që i janë dërguar aktorit të njohur.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.