Katar 2022

Jo vetëm të mundë Kosta Rikën, Gjermania duhet të bëjë tifo për Spanjën që të kalojë

Gazeta Si – Gjermania mbeti në lojë për kualifikimin në fazën e 1/8-ve të Katar 2022 pas barazimit me Spanjën, por e ka jo pak të vështirë kalimin e grupit. Përveçse duhet të mundin Kosta Rikën në ndeshjen e fundit, gjermanët duhet të bëjnë tifo për Spanjën.

Në Grupin E, Spanja ka 4 pikë, Japonia 3, Kosta Rika 3 dhe Gjermania 1. Gjermanët nuk e kanë krejtësisht në duart e tyre kualifikimin. Një fitore e mundshme ndaj Kosta Rikës, qoftë edhe me goleadë, do të zhvlerësohej nga suksesi i mundshëm i Japonisë ndaj Spanjës.

Nga ndeshja Gjermani-Spanje, 1-1. Gazeta Si, 28 nentor 2022

Për të kaluar grupin, skuadra e Flik duhet patjetër të fitojë ndeshjen e saj dhe të bëjë tifo për Spanjën. Nëse ‘La Roja’ fiton ndeshjen e fundit, për gjermanët do të mjaftonte edhe fitorja minimale.

Nëse Spanja barazon me Japoninë, për gjermanët do të ishte mirë një 0-0, në të kundërt do të duhej një fitore me të paktën dy gola diferencë kundër Kosta Rikës, për ta mbyllur grupin me më shumë gola të shënuar (faktori i tretë që merret në konsideratë, pas pikëve dhe diferencës së golave në total).

Edhe Kosta Rika ka shanse për të kaluar më tej. Ajo mund të shkojë në 1/8-at edhe me një barazim ndaj Gjermanisë, por në këtë rast do të duhej që Spanja të mundte Japoninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë