Futboll

Jo vetëm paratë, ky është çelësi i suksesit i Mançester Sitit

Nëse do i kishit thënë tifozëve të futbollit 15 vjet më parë se Mançester Siti, Liverpuli dhe Totenham Hotspur do të dominonin një ditë në Premier Ligën, me shumë siguri do të të thoshin që duhet të ndryshosh pijen, pasi një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Në vitin 2004 Mançester Siti përfundoi në vendin e 16-të, Totenhami i 14-ti dhe Liverpuli në vendin e katërt me shumë sforco. Trio e Arsenalit, Çelsit dhe Mançester Junajtid, ishin klubet e vetme që e fituan Premier Ligën në harkun e viteve 1996-2011.

Lojtaret e Manchester United duke pershendetur lojtaret e Chelsea qe sapo ishin shpallur kampio ne vitin 2005

Megjithatë sot situata është totalisht e përmbysur. Sulltanët e rinj të Premier Ligës janë Mançester Siti, Liverpuli dhe Totenhami. Siti më 12 maj vulosi titullin e katërt në tetë sezone, duke shpërblyer paratë e familjes mbretërore të Abu Dabit, që bleu klubin në vitin 2008. Një pikë prapa ishte Liverpuli, që edhe këtë herë nuk arrti të thyej mallkimin. Por në tek “the reds” nuk ka shumë kohë për trishtim, pasi më 1 qershor, ekipi i Klop do të përballet me Totenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, turneu më prestigjioz të Evropës. Çfarë e ka bërë këtë trio ekipesh që të dominojë futbollin e ishullit Britanik?

Moment nga ndeshja Manchester City v Manchester United ne nentor te vitit 2018

Paraja sigurisht është pjesë e rëndësishme e gjithë kësaj historie. Në periudhën kohore, 2008-2012, Mançester Siti shpenzoi 675 milionë euro për blerje lojtarësh. Nga ana tjetër, ‘Fenway Sports Group’, një firmë amerikane që bleu një Liverpul gati të falimentuar në vitin 2010 për £ 300 milionë, tani shpenzon po aq, në një sezon vetëm për pagat e lojtarëve dhe shumat e transferimit. Por shumë klube angleze janë të pasura: nëntë nga 20 klubet me të ardhurat më të mëdha në botë janë angleze. Siti shpenzon vetëm 8% më shumë në vit për lojtarët sesa Junajtid dhe Spurs paguajnë 20% më pak se Arsenali, shkruan The Economist.

Moment nga ndeshja Tottenham - Arsenal gjate sezonin 2018-2019

Në të kaluarën, klubet e Premier Ligës shumëfishuan vlerën e tyre. Klubet kontinentale paguajnë tarifa më të larta të transferimit për futbollistët e vlefshëm të Premier Ligës, të cilët shpenzojnë 80% më pakse rivalët e tyre për të njëjtin nivel të talenteve. Për më tepër, këto tre klube angleze kanë hequr dorë nga një zakon i vjetër i blerjes së yjeve të konsoliduar dhe tani i japin më shumë përparësi të rinjve të talentuar.

Mançester Siti, Liverpuli dhe Totenhami kanë mësuar nga këto gabime. Që nga viti 2016, lojtarët me të cilët këto ekipe kanë nënshkruar kanë qenë më të rinj dhe nga klube më pak të suksesshme sesa ato të blera nga rivalët e tyre (tabela).

Siti pagoi 67 milionë euro për Kevin de Brynje, nga Volsburgu, një ekip modest gjerman. Liverpuli bleu Mohamed Salah nga Roma, për 50 milionë euro. Tani në kulmin e tyre, secili prej këtyre blerjeve është bërë lojtari më i mirë i ekipit. Këtë sezon Spërs u bë klubi i parë në historinë e Premier Ligës që nuk nënshkroi me asnjë lojtar të vetëm, pas viteve të rekrutimit të talenteve të reja nga klubet më të vogla. Shumë prej tyre janë “yje” të futbollit botëror sot, si Son Heung, i marrë nga nga Leverkusen dhe Dele Alli i marrë nga  Milton Keynes.

Ndërkohë Mançester Junajtid, Çelsi dhe Arsenali kanë bërë gabime shumë të kushtueshme. Junajtid bleu 30-vjeçarin Alexis Sanchez nga Arsenali dhe e bëri atë lojtarin më të paguar të ligës, me 31 milionë euro në vit. Por sulmuesi shënoi vetëm pesë gola në 45 ndeshje. Çelsi mori Alvaro Moratën për 75 milionë euro nga Real Madridi dhe pasi dështoi e largoi në fund të sezonit. Arsenali ka blerë disa mbrojtës që vetëm kanë zhgënjyer ndeshje pas ndeshje.

Moment gjate ndeshjes Liverpool-Chelsea gjate sezonit 2018-2019

Edhe pse çdo gjë duket se është në rrugë të mbarë, sfidat mbeten për këtë trio, Siti Liverpul dhe Spërs . Jo më larg se disa ditë më parë Uefa hapi një hetim me pretendimet për parregullsi financiare te Mançester Siti, gjë që mund të çojë edhe në një bllokim të merkatos për “qytetarët”. Sido që të jetë, pasi 1 qershorit, zyrtarisht do të jenë dy ekipe angleze që fitojnë dy dyja kupat europiane, që është një sukses për të cilin nëse duam ta gjejmë në histori, duhet të kthehemi shumë pas në kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë