Pescara ka afruar një tjetër futbollist shqiptar pas mesfushorit Erdis Kraja, i cili kaloi te “Delfinët” në huazim për një vit nga Atalanta.
Klubi që garon në Serie C dhe kërkon rikthimin në divizionin e dytë të futbollit italian, ka siguruar edhe shërbimet e Aristidi Kolajt.
23-vjeçari, i cili numëron 8 ndeshje me Shqipërinë U21, është shkëmbyer me Luca Lombardin me klubin e Alessandrias. Kolaj regjistroi një gol në 20 ndeshje në Serie B me Alessandrian sezonin e fundit.
Mesfushori ofensiv, i cili luan edhe si sulmues, do të nisë një aventurë të re te Pescara, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2026.
Pjesë e Pescarës është edhe Ledian Memushaj. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare u tërhoq nga futbolli më 1 korrik, teksa më pas mori drejtimin e ekipit të të rinjve të Pescarës, ekip me të cilin mbajti edhe shiritin e kapitenit kur luante si futbollist. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.