Futboll

Jo më arbitra anësorë, FIFA mendon për futjen e robotëve

FIFA është duke eksploruar mundësinë për të hequr arbitrat vijërojtës dhe duke i zëvendësuar ata me robotë.

Në një raport të Mirror, është zbuluar një dokument i krijuar nga FIFA për të eksploruar rritjen e ndikimit të teknologjisë në futboll. Nga gjetjet e sondazhit, rezulton të ketë një pjesë të mirë të të anketuarve që shprehen në favor të teknologjisë. Me këtë propozim, ideja është që t’i jepet fund një herë e mirë pozicionit jashtë loje dhe rastet që në futbollin e sotëm ndodhin rëndom do i përkasin së kaluarës.

Një burim i brendshëm në FIFA konfirmoi për Mirror, "FIFA tashmë ka një departament të ngritur duke hulumtuar në këtë drejtim. A do e zëvendësojnë plotësisht teknologjia asistentët e gjyqtarit? Sot për sot nuk mund të flitet me siguri, por është e sigurt se një ditë një gjë e tillë mund të ndodhë."

Foto ilustruese e nje arbitri anesore - Gazeta Si, 26 gusht 2019

Deri vjet, kur VAR ishte një risi në kampionatet më të rëndësishme, teknologjia në lojë shikohej si një utopi. Nisur nga kjo eksperiencë, polemika që u krijua e vënë në peshore me të mirat që ka sjellë, mendohet se FIFA dhe të gjitha institucionet e saj vartëse në botën e futbollin e kanë akumuluar eksperiencën e nevojshme për t’i shkuar kësaj ideje deri në fund.

Shumë tifozë futbolli janë ende skeptikë të VAR, kështu që ambicia për më shumë teknologji do të ketë shumë kundërshtarë dhe FIFA duhet të bëhet gati. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është një avokat i madh i VAR, kështu që ambicia për më shumë teknologji nuk duket se do të marrë fund shpejtë.

Shefi i VAR në Premier League, Neil Swarbrick e ka mbrojtur këtë sistem dhe mohoi që gjyqtarëve po iu hiqet kontrolli i ndeshjeve. Ai gjithashtu deklaroi se shqetësimet se VAR po shkatërron festimet e golit, për shkak se tifozët nuk janë të vetëdijshëm nëse goli është i rregullt që në momentin e shënimit, qëndrojnë pjesërisht. Duke folur për Mirror, ish-gjyqtari deklaroi: "Kjo është për shkak se njerëzit nuk janë mësuar me të. Ndonjëherë edhe VAR siguron akoma më shumë argëtim.”

Gjate perdorimit te VAR ne nje ndeshje te Premier League - Gazeta Si, 26 gusht 2019

Jemi në javën e tretë të sezonit të ri të Premier League dhe VAR ka qenë në qendër të shumë akuzave e debateve të forta në mediet britanike. Manchester City i ka ndjerë më shumë pasojat në dy ndeshje deri më tani. Tifozët brenda stadiumeve gjatë lojërave kanë shprehur shqetësime se sa keq përcillet informacioni apo vendimi i VAR tek fansat në impiante.

Pavarësisht nga opinioni publik, teknologjia duket se po hyn në lojë me një ritëm të shpejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë