Ushqim

‘Jo Amerikë, ushqimi nuk është i zgjuar’

Cracker Barrel është një restorant ku tradicionalisht njerëzit shkojën pas meshës për të ngrënë ushqime tradicionale bio dhe njihet për “produkte nga fshati”.

Të paktën kështu e njihnin deri më tani.

Drejtuesit e restorantit kanë vendosur të bëjnë pjesë të mënusë mish me bazë bimore dhe njerëzit kaq donin që të shpërthenin me komente negative në rrjetet sociale.

Cracker Barrel shtoi salsicet Impossible (me bazë bimore) në menutë e tij. Ndoshta sepse e kuptuan se nuk po siguronin numrin e klientëve të vegjetarianëve dhe veganëve në rritje në Amerikë.

Por mishngrënësve atje nuk u pëlqeu shtimi i mishit "të rremë" dhe ata nuk u përmbajtën në komentet e tyre në Facebook duke iu përgjigjur postimit të Cracker Barrel që njoftonte përditësimin me komente nga më negativet.

“Sapo kam humbur respektin për një kompani dikur të madhe në Tenesi”, shkruan një komentues.

"Ndaloni me katrahurën e 'mishit' me bazë bimore", shkruan një tjetër.

“Jo Amerikë, ushqimi nuk është i zgjuar, mos abuzoni me produktet laboratorike”, shkruan një nga komentuesit.

Disa komentues madje edhe “e dënuan” shtimin e mishit me bazë bimore.

Në fakt, Cracker Barrel nuk po i zëvendëson salsiçet e tij me alternativa vegjetale.

Ato do të vazhdojnë të jenë në menu, thjeshtë do të shtohet dhe alternativa me bazë bimore.

Ironikisht, një salsiçe me bazë bimore supozohet të duket dhe shijon njësoj si një salsiçe e vërtetë por është krijuar për të krijuar një mundësi edhe për veganët, jo për të bërë një deklaratë të qartë kundër mishit.

Tregu global i mishit me bazë bimore pritet të vlerësohet në rreth 25 miliardë dollarë deri në vitin 2030 dhe ka qartë kërkesë për të. Dhe Cracker Barrel nuk është restoranti i parë që përfshin mishin me bazë bimore në menu.

Burger King ka The Impossible Whopper, McDonald's po punon në versionin e vet me Beyond Meat edhe furnizuesi i mishit Tyson ka produktet e veta të pulës bimore. Gjithsesi duket se Amerikanët nuk janë gati të konsumojnë mish me bazë bimore që ato e quajnë “mish të zgjuar” duke qenë se bëhet i gjithi në laborator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë