Ekspozite

Jim Carrey – Nga aktor në karikaturistin që ironizon Trump

Ju që kaloni orët zgjuar duke klikuar edhe më thellë në vrimat e zeza të internetit jeni në dijeni se aktori i njohur amerikan, Jim Carrey, burri pas  Ace Ventura, Maska dhe  Budalla e më Budalla dhe thuajse çdo filmi t komik që ka përkufizuar fëmijërinë në vitet ’90, kohët  e fundit e ka rimodeluar veten si një karikaturist politik.

Pasi ka kaluar gjashtë vitet e fundit duke pikturuar dhe madje duke realizuar edhe një ekspozitë vetjake në një galeri të LasVegasit vitin e kaluar, Jim Carrey u kthye në vëmendje ndërsa postonte në Twitter  një portret të menaxheres amerikane të fushës dhe këshilltares politike  , Sarah Huckabee Sanders më diçiturën “Ky është portreti i një të ashtuquajture të krishterë qëllimi i vetëm në jetë i së cilës është të gënjejë për të korruptuarit. E përbindëshme!”

Carrey  realizoi edhe  një sërë portretesh politikisht kritike që përfshinin nj imazh të Donald Trump që ulërinte me diçiturën “... dhe të verbrit do të shohin dhe sakatët do të ecun dhe tradhtarët do të trashëgojnë tokën!”

“Nuk kalon një ditë që nuk jam i mbuluar me boë apo diçka nga skulpturat që punoj,”, ka thënë Carrey për revistën W vitin e kaluar. “Është gjithçka rreth meje tani- të jem krejt i përfshirë, zemër, mendje e shpirt. Ndonjëherë është art, ndonjëherë performancë dhe ndonjëherë është thjesht të flasësh me dikë.”

Së fundi ai ka postuar vështrimin e tij kritik mbi Samitin e Liderëve Botërorë të hënën e shkuar në Helsinki, Finlandë, gjatë të cilit Trump miratoi sesi Putin rrëzoi pretendimet  mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016 –ës, në ShBA. Megjithatë duke ndjekur kritikën e gjerë bipartizane, Trump më pas u përpoq ta tërhiqte atë miratim.

Ka  njerëz mendojnë se puna e Jim Carrey si artist figurativ është shumë më pak impresionuse sesa puna e tij si aktor filmash. Seria e karikaturave politike që Carrey ka postuar së fundmi, megjithëse jo shumë teknike apo të sofistikuara, tregojnë se është i angazhuar artistikisht dhe politikisht, në epokën e rezistencës anti-Trump.

Zakonisht bën lajm kur një i famshëm transmeton pëlqimet politike, sidomos kur ai i famshëm ka joshur tradicionalisht një masë më të gjerë se ai 25.1 përqindësh  i  vendit që mbështet një president të debatuar. Kjo do të thotë se njerëzit pëlqejnë të lexojnë rreth të famshmëve që marrin përsipër rrezikun për të larguar prej vetes njerëz që shpenzojnë para në produktet e tyre argëtuese duke shprehur publikisht mospajtimin  me ta, rreth politikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë