Media Galeri

Jeta sekrete e flamingove/ Fotografi kap imazhe të shpendit ikonik të Meksikës

Që kur ishte katër vjeç, fotografi Claudio Contreras Koob ka qenë i fiksuar pas flamingove: pendët e tyre rozë, sqepat e lakuar dhe qafat elegante ishin një mrekulli për të.

I lindur dhe i rritur në Mexico City, Koob vizitonte Gadishullin Jukatan çdo vit gjatë pushimeve verore. Babai i tij ndërtoi një shtëpi mbi dunat e rërës në fshatin portual të Çuburnës, midis detit dhe ligatinave, dhe së bashku ata panë kolonitë e flamingove që mblidheshin në lagunat dhe kënetat me baltë që shtriheshin me kilometra pas shtëpisë.

“Ishte një pamje shumë e bukur që ka mbetur në kujtesën time", thotë Koob.

Flamingo e Karaibeve është "emblematike" e Gadishullit Jukatan, prej nga është babai i tij. Por pavarësisht popullaritetit, në Jukatan dhe më gjerë, dihet pak për lëvizjet dhe historikun e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë