Shkencë

Jeta pa meshkuj? Këto termite na thonë se është plotësisht e mundur

Mbretëreshat, punëtoret dhe ushtaret në një koloni plotësisht femërore tek Glytotermet nakajimai, një lloj termitesh. Foto:Toshihisa Yashiro

Një zbulim mes kolonive të termiteve në Japoni sugjeron se meshkujt mund të përjashtohen nga shoqëritë e përparuara, në të cilat dikur kanë luajtur rol aktiv

Steph Yin/ NYTimes – Termitet janë shpesh të nënvlerësuara si jo më shumë sesa insekte që shkatërrojnë shtëpitë, më pak karizmatike se bletët, milingonat apo merimangat. Në fakt, termitet kanë bërë gjëra të pabesueshme që prej kohëve të dinozaurëve, duke mbajtur shoqëri komplekse me ndarjet e punës, në bujqësinë e kërpudhave dhe ndërtimin e katedraleve të tyre që rrethojnë ajrin ashtu siç e bëjnë mushkëritë njerëzore. Tani, i shtoni listës edhe “rrëzimin nga froni të patriarkalizmit”.

Në një studim, botuar në “BMC Biology”, shkencëtarët kanë raportuar të parin zbulim të shoqërive plotësisht femërore të termiteve. Mes më shumë se 4200 termiteve të mbledhura nga vendet bregdetare të Japonisë jugore, kërkuesit nuk pikasën as edhe një mashkull. Toshihisa Yashiro, një studiues postdoktoral në Universitetin e Sidnejt dhe autor i një punimi shkencor mbi temën, ka thënë se ishte shumë i befasuar nga zbulimi. “Pata dhimbje koke,  sepse besonim se kishte meshkuj edhe femra që sundonin në shoqëritë e termiteve.”

Humbja e plotë e meshkujve është e rrallë në mbretërinë e kafshëve, veçanërisht tek kafshët me shoqëri të përparuara. Linja  plotësisht femërore janë dokumentuar më parë në disa specie milingonash dhe bletësh, por kolonitë e tyre dominoheshin nga mbretëreshat dhe punëtoret femra. Ndryshe nga këto, termitet njihen se kanë koloni në të cilat meshkujt dhe femrat marrin pjesë në aktivitetet sociale. Kërkimi i Dr. Yashiro-s është i pari, në fjalë të tjera, që tregon se meshkujt mund të përjashtohen nga shoqëritë e përparuara në të cilat dikur kanë luajtur rol aktiv.

Ekipi i tij grumbulloi 74 koloni të pjekura të glyptotermeve nakajimai, një lloj termitesh që bën fole në pyje të thatë, nga 15 vende në Japoni. Tridhjetë e shtatë të kolonive ishte aseksuale dhe ekskluzivisht femërore, ndërsa pjesa tjetër ishin të përziera. Mbretëreshat që lëshojnë vezët nuk kishin spermë në organet e tyre riprodhuese dhe bënin vezë të pafekonduara.

Foleja e Glyptotermeve nakajimai në një pemë. Kredit: Toshihisa Yashiro


Analizat gjenetike tregojnë se termitet aseksuale kanë evoluar nga paraardhësit,  që u ndanë nga një tjetër lloj i G. Nakajimai,  rreth 14 milionë vjet më parë. Termitet aseksuale kanë një kromozom më tepër krahasuar me ato seksuale, që tregon se dy grupet tani janë ndarë në specie të ndryshme, ka thënë Nathan Lo, një profesor i biologjisë evoluuese, në Universitetin e Sidnejt.

Tanya Dapkey, një entomologe në Universitetin e Pensilvanisë, ka thënë se ka shumë për të mësuar nga të suksesshmet “shoqëri në natyrë që drejtohen pa aktivitetin mashkullor.” Edward Vargo, një profesor i entomologjisë në Universitetin A&M të Teksasit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim,  ka shtuar se të përcaktosh sesi dhe përse koloni të tilla kanë evoluar seksualizmin hedh vështrimin tek një pyetje e madhe se “cili është qëllimi i seksit dhe riprodhimit seksual?”

Dr. Yashiro ka disa hipoteza. Së pari, popullsitë seksuale të G. nakajimai me raste prodhojnë pasardhës nga vezë të pafekonduara, që ndoshta i ka “parapërshtatur” të jetojnë edhe pa meshkujt, ka thënë ai. Gjithashtu, riprodhimi seksual prezanton një variacion të ri gjenetik brenda species. Por termitet aseksuale, që gjenden në zona të largëta bregdetare, mund të mos kenë nevojë për atë tipa, r për të luftuar parazitët dhe patogjenët. Dhe askesualiteti mund të ketë qenë mënyrë efikase për t’u përhapur – popullsitë aseksuale njihet se rriten me dyfishin e normës së atyre seksuale.

Thelbësore ndaj këtij kalimi ka qenë vullneti, nga mbretëreshat termite, të bashkëpunojnë gjatë ndërtimit të kolonive. Në pjesën më të madhe të kolonive që kanë studiuar kërkuesit, janë gjendur shumë mbretëresha, deri në 25 të tilla. Për më tepër, shkencëtarët kanë vënë re se kolonitë aseksuale kanë më pak ushtarë se ato seksuale. Ushtaret plotësisht femërore në kolonitë aseksuale ishin më uniforme në përmasat e kokave të tyre, të cilat i përdorin për të bllokuar armiqtë nga pushtimi i foleve. Është e mundur që ushtaret aseksuale të jenë më efikase në mbrojtje, ka thënë Dr. Yashiro. Në fund të intervistës e pyeta Yashiro-n, nëse kishte një mendim të fundit që donte ta ndante. Ai deklaroi thjesht: “Për Glyptotermet aseksuale nakajimai, e ardhmja është femër!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë