Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Elbasan.
Dorëheqja ende nuk është firmosur nga kryeministri ndërkohë që Z. Mysliu konfirmon se largimi është për shkaqe tërësisht personale.
Ali Mysliu mbajti detyrën e prefektit të Elbasanit për gjashtë muaj ndërkohë që më herët ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Ende nuk ka një emër për pasuesin e Z. Mysliu në postin e prefektit, por pritet që shumë shpejt të merret vendimi për zëvendësuesin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.