Politike

Jep dorëheqjen kryetari i KQZ-së, Klement Zguri

Klement Zguri, kryetari në detyrë i KQZ-së, ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend.

Mësohet se Zgurit i përfundonte mandati si kryetar i KQZ më 3 nëntor të këtij viti, por kodi i ri elektoral thekson se KQZ-ja e re tashmë me 3 hallka duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor.

Zguri ka vendosur që të mos presë afatet ligjore, por të largohet me dëshirë nga posti që mbante.

Klement Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Më parë ai ishte anëtar i KQZ-së.

I mbetur si i vetmi anëtar i KQZ i zgjedhur nga opozita, Zguri ka pasur shpesh përplasje dhe kundërshtime me anëtarët e tjerë të komisionit.

Gjithashtu, ai nuk ka kandiduar për asnjë nga pozicionet e krijuara nga riformatimi i institucioneve të reja zgjedhore, të lindura nga marrëveshja e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës jashtë Parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë