Nga Gazeta Si- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u ndal në konferencën e parë për shtyp te zgjedhjet e tij për miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun.
Tekniku italian u shpreh se minutat që lojtarët do të kenë me ekipet e tyre do të ndikojnë në zgjedhjet e tij ndërkohë që shton se kërkon rezultate të mira.
“Ne jemi gjithmonë të uritur dhe krenar për të arritur rezultate të mira. Por nuk kisha shumë kohë. Nuk ka presione, vetëm dëshirë për të fituar dhe për të pasur rezultate të mirë. Nuk duhet të eksperimentojmë. Lojtarët vijnë të ngarkuar nga ndeshjet që kanë bërë. Por me aq sa kam parë, ka një sakrificë të madhe nga lojtarët”, tha Maran.
Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje, ai tha se do të ketë hapësirë që të ndjekë Kombëtaren U-21.
“Do të kem fatin që t’i shoh në ndeshjen me Italinë. Kjo është një gjë e mirë, për të parë ekipet e tjera të Kombëtares”.
“Duhet parë ajo që i shërben më mirë Kombëtares. Sigurisht që forma ka rëndësi, por ka një diferencë mes lojtarëve që luajnë në ekipet më të forta se në ekipet e ligave të treta. Duhet të jem objektiv në zgjedhjet që do të bëjmë. Lojtarët që kanë më pak minuta në këmbë nuk e ndihmojnë ekipin”, tha Maran.
Tekniku italian, Rolando Maran, u ndal te ndryshimet në Kombëtaren shqiptare.
Ai u shpreh se baza është aty, por ndryshimet do të vijnë në mënyrë graduale, në dobi të ekipit kuqezi.
“Qëllimi është të kemi një mbrojtje me 4 lojtarë dhe të kemi tre lojtarë më shumë ofensivë. Nuk duhet t’i paraprihem një zgjedhje që mund të bëjë blof në momente të caktuara. Duhet të shoh lojtarët, pastaj të vendos për modulin.
Ai tha se Jasir Asani nuk është pjesë e listës, sepse nuk po luan.
“Do të ishte e vështirë për të që të vinte në këto ndeshje. Ndërsa sa i përket lojtarëve të tjerë, ndoshta nuk do të ketë minuta për të gjithë, por do t’i shoh në stërvitje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje