Makina

‘Jeep Wrangler 2019’, makina e përshtatshme për çdo rrugë

Prodhuesit shprehen se modeli i ri "Jeep Wrangler" mund të jetë i paparashikueshëm. "Wrangler" nuk është i ri vetëm në dizajn por janë edhe dy motorë, një motor me 2.0-litra, me benzinë me një mundësi prodhimi deri 268 kuaj fuqi dhe 400 rrotullime, dhe modelin tjetër me motorin prej 2.2-litra, turbo me naftë, që prodhon 197 kuaj fuqi dhe 450 rrotullime.

Ky model duket se është enkas për off-road dhe rrugët e paasfaltuara.

Një risi tjetër i "Wrangler" është edhe kabina e re, të kompletuar me ekranin prej 21.33 centimetra, i cili në sistemin e informatave përfshin "Apple CarPlay" dhe "Android Auto". Kompania thotë se modeli i fundit "Wrangler" është një makinë mjaft praktike.

Mund të zgjidhni midis tri opsioneve dhe stileve për të zgjedhur, duke filluar nga; "Overland", "Sahara" dhe "Rubicon". Modelet "Overland' dhe "Sahara" më shumë janë bazuar në termet e asfaltit, përderisa "Rubicon", me këndet e zeza, panelet me kulmin me ngjyrë të zezë dhe gomat e gjera, është një version më serioz për rrugë të paasfaltuara. Modelet "Overland" dhe "Sahara" vijnë me ngjyrat e ndryshme, si "Mojito Green", "Firecracker Red" dhe "Sting Gray".

Çmimet fillojnë nga 44 mijë paund për modelin me naftë apo me benzinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë