Moti

Javën e parë të Vitit të Ri do e kalojmë me shi dhe borë

Fillimi i janarit ka nisur me mot me diell, por të ftohtë në mëngjes për shkak të masave ajrore të thata kontinenentale. Temperatura më e ulet sot është regjstruar -4 gradë në zonat malore. Dita e enjte dhe e premte në vend do të dominojë moti kthjellime, por temperaturat do të zbresin sërish deri në -7 gradë në veri. Do të jetë dita e shtunë dhe e diela e cila do të sjelle paqendrueshmerinë në vend . Priten rreshje shiu në zonën perendimore dhe rreshje bore intensive kryesisht ditën e diel përgjatë verilindjes, juglindjes deri në lartesitë 600 metra mbi nivelin e detit . Temperaturat do të jenë të ulëta.
Zona malore -5-2 gradë celsius.
zona e ulet 2-10 gradë celsius.
Zona bregdetare 5-12 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë