Moti

Javë pranverore por nuk mungojnë reshjet

Vendi do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët. Territori Shqiptar do jetë me mot të kthjellët deri pas-mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kjo javë tipike pranverore ka nisur me mot të kthjellët. Sa i përket ditës së martë do të kemi shtim të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në zonat jugperëndimore që do të shoqërohet edhe me rënie të temperaturave ku maksimalja do të jetë 17-18 gradë. Ndërsa e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të sjellin përmirësim të motit.

Përgjatë gjithë paraditeve moti do të jetë i kthjellët. Ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë relativisht të freskëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë