Moti

Java nisi me kthjellime, moti merr ‘kthesë’ të mërkurën

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta por do të ndryshojë nga e mërkura, ku pritet që të ketë reshje të pakta në ekstremin verior dhe verilindor. Ndërsa e enjtja do të sjellë reshje, here pas here me rebeshe, pothuajse në të gjithë vendin.

Do të mbetet e paqëndrueshme edhe e premtja, ku shirat do të jenë prezentë, megjithatë do të kemi ndërprerje të reshjeve dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërkohë, temperaturat e ajrit sa i përket pjesës së parë të javës, nga e hëna deri të mërkurën, presim temperatura deri në 27 gradë ndërsa e enjtja dhe e premtja do të sjellin rënie me 2 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë