Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verilindor do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen maksimumet me 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Do të vijojë edhe dita e martë të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta, duke bërë që të kemi vetëm momente të pakta me reshje të izoluara shiu në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat qendrore.
Duke filluar nga dita e mërkurë, deri të premten, do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera deri në 0 gradë celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet regjistrohen deri në 16 gradë celcius.
Nga e marta deri në vijim, do të ketë rënie të temperaturave, minimumet do të zbresin në -7 gradë celcius në zonat verilindore të territorit shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.