Ngjarje

Rikthehen reshjet e dëborës në veri të vendit

Janë rikthyer mbrëmjen e të dielës reshjet e dëborës në veri të vendit. Reshje dëbore ka pasur në Valbonë, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Peshkopi, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Ura Zapodit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë.

Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit në Mirditë kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit.

Janë shënuar 3 aksidente në segmentin Thirr-Fan-Reps të Rrugës së Kombit. Në orët e para të mëngjesit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga. Aksidentet fatmirësisht janë me vetëm me dëme materiale.

Në qarkun e Shkodrës kanë filluar reshjet e borës mëngjesin e sotëm. 

Reshje të lehta bore kanë filluar dhe në bashkinë Pukë por pa pengesa në qarkullim. Në bashkinë Fushë Arrëz trashësia e dëborës arrin 6-8 cm, por rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë