Nga Gazeta ‘Si’-Sipas MeteoAlb do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë prezente; herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere, kryesisht në brigjet Joniane.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme vetëm skajin veri-veriperëndimor të territorit.
Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në mesditë me 3 – 4 gradë C duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 5 ballë.
JAVA
Dita e martë do të sjellë temperatura më të ulëta, me 4-5 gradë Celsius. Dita e mërkurë do ketë intervale kthjellimesh, vranësirash dhe reshje shiu dhe dëbore. Pritet një fuqizim i ditës së enjte, ndërsa në zonat veriore priten reshje dëbore. Dita e premte dhe fundjava pritet të sjellë përmirësim të temperaturave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.