Moti

Java me reshje shiu dhe dëborë por temperaturat do të jenë të larta

Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të vranët, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët e mesatarë.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas mesditës kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Edhe gjatë natës, vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

Parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm deri të enjten. E hëna dhe e marta, përveç reshjeve të shiut, rikthejnë edhe reshjet e dëborës në lartësinë 900-1000 metra, shoqëruar me rënie të temperaturave. E mërkura dhe e enjtja ka një ndryshim të situatës termike, ku presim temperatura të larta por me reshje shiu. Ndërkohë, parashikohet që sonte në mbrëmje të kemi forcim të erës, duke bërë që e marta dhe e mërkura përfshirë dhe pjesërisht të enjten, era të jetë e fortë, herë pas here mbi 70 km/orë duke sjellë probleme me trafikun detar.  Një situatë disi problematike për situatën termike sepse temperaturat sot shënojnë 19 gradë, nesër do të ketë rënie drastike ku maksimalja nuk do të jetë më shumë se 14 apo 15 gradë ndërsa e mërkura dhe e enjte, do të sjellin temperatura të larta deri në mbi 20 gradë celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë