Moti

Java mbyllet me kthjellime dhe temperatura deri në 19 gradë

Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e Europës do të bëjë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin Verior të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu, do të shtohet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Ndërkohë gjatë fundjavës vendi ynë pritet të jetë në dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe temperaturave deri në 19 gradë Celsius.

Në orët e para të ditës së shtunë do të jetë në dominimin e kthjellimeve të lehta, ndërsa gjatë pasditeve do të ketë zhvillime të vranësirave. Kjo mund të shkaktojë reshje shiu.

Për sa i përket temperaturave të ajrit parashikohet që mëngjeset të jenë në vlerën 0 gradë Celsius në zonat malore. Ndërsa maksimumi mund të shkojë në 20 gradë celsius në Vlorë. Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, me maksimumi 23 gradë Celsius në vijën bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë