Festa ndërrimit të viteve kanë shktuar numrin e lëvizje në kufi ku një numër i konsiderueshëm shtetasish kanë hyrë në Shqipëri. Policia e Shtetit njofton se përgjatë javës, nëpërmjet pikave të kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë në Shqipëri mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.
Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare. Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.
Policia Kufitare, sipas njoftimit, ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.
Pjesa më e madhe janë emigrantë që si çdo vit prefereojnë të kalojnë vitin e Ri pranë familjeve të tyre. "Fluksi është shumë herë më i madh se viti i kaluar, po zbatojmë procedurat standarde të policisë kufitare, po bëjmë kontrollin në bazë të analizave të riskut me qëllim të evitojmë çdo lloj fenomeni apo aktiviteti kriminal, për të vënë përpara përgjegjësi penale autorë që duke shfrytëzuar fluksin do të mundohen krime ndërkufitare", shprehet shefi i Policisë së Gjirokastrës.
Në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. Ndërsa zyrtari i policisë premton se edhe në kthim emigrantëve nuk do t'u krijohet pengesa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.