Moti

Java do jetë me shi e rrebeshe

Vendi ynë edhe kësaj jave do vijojë të përballet me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut do jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin, ku dita e martë dhe e mërkura do të shoqërohen me rrebeshe të forta shiu.

Bregdeti i jugut do jetë më i favorizuar gjatë javës për pushuesit pasi pavarësisht prezencës së vranësirave, reshjet e shiut do të jenë të izoluara.

Ditën e sotme pas mesditës do të ketë grumbullime të vranësirave duke sjell reshje. Reshjet do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Të premten do të kemi fuqizim të vranësirave dhe rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat nuk do kenë luhatje të madhe, por do të variojnë nga 30-31 gradë Celsius, me përjashtim të zonave verilindore ku vlera termike e temperaturave do jetë më e ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë