Shkencë

Japonia në garë për pushtimin e hënës, lëshohet me sukses raketa

Japonia lëshoi me sukses një raketë me një sondë hënore, pas katër tentativa të dështuara më herët gjatë vitit për shkak të motit të keq.

Sonda e quajtur “snajperi i Hënës”, pritet të tentojë të ulet në sipërfaqen e satelitit në muajin shkurt, nëse gjithçka do të shkojë mirë.

Qëllimi i Japonisë është që të jetë vendi i pestë në botë që ulet në Hënë, pas SHBA, Rusisë, Kinës dhe Indisë.

Dy javë më herët, India bëri historinë duke ulur me sukses anijen e saj hapësinore në anën e errët të satelitit kryesor të tokës.

Teksa sonda japoneze është projektuar të ulet 100 m larg kraterit të Shiolit që është në anën më të afërt të Hënës. Ajo do të hyjë në orbitën e saj brenda 4 muajsh dhe më pas do të udhëtojë rreth saj për një muaj para se të tentojë të ulet.

Misioni 100 milionë dollarësh kërkon të tregojë aftësitë e Tokios për të dërguar në të ardhme anije kozmike me kosto të ulët në Hënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë