Nuk ka emër zyrtar, por është pagëzuar si “Liqeni Monesë”. Arsyeja kuptohet lehtë: ngjashmëria me pikturat e ciklit “Zambakët e ujit” të piktorit impresionist francez ( afro 250 vepra) është e jashtëzakonshme. Vizitorët që shkojnë deri në këtë tempull shinoist-i mbërthyer mes maleve që rrethojnë qytezën e Sekit, në prefekturën japoneze të Gifusë -mbeten të magjepsur nga ujërat e kristalta, përmes së cilave është e mundur të shihen peshqit me ngjyra të shndritshme, që e popullojnë atë. Zambakë me nuanca të ndryshme pikëzojnë ujërat, që ia detyrojnë pastërtinë e tyre burimeve të malit që përshkon zonën.
Bëhet fjalë për një pasqyrë uji në Seki, prefekturën e Gifusë, në Japoni, ku natyra është argëtuar duke krijuar një atmosferë të ngjashme me at që mund të admirohej nga piktori francez në kopshtin e tij, në brendi të vilës Zhiverni, të cilit Mone i dedikoi bukurinë e afro 250 veprave.
“Liqeni i Monesë” gjendet në malet e Sekit, gjatë rrugës që të çon në Faltoren e lashtë të Itadorit. Në ujërat e tij mund të admirohen zambakë ujit, si ato të pikturuara nga Mone në kopshtin e tij të Zhuvernisë, por edhe një larmi llojesh peshqish.
Pa harruar ujërat e kristalta që në liqenin e Sekit, përfaqësojnë temën e çmuar të burimit. Një shembull i vogël i natyrës së pandotur dhe shumë të bukur, ushqyer nga burimet e maleve dhe izoluar dhe mbrojtur nga vetë majat e maleve. Bukuria piktoreske e ka bërë të famshëm dhe vizitorët vijnë nga të gjithë anët e botës për ta kundruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.