Shefi i ri i Jaguar (dhe Land Rover) Thierry Bolloré ka njoftuar të hënën se nga 2025, Jaguar do të shesë vetëm makina elektrike.
Kjo është pjesë e një plani që ai e quan ‘Reimagine’, një plan që synon të pozicionojë Jaguarin si një markë e pastër makinash elektrike luksoze.
Bolloré ka thënë se nuk do të tërhiqet nga ndonjë detaj tjetër në lidhje me këtë makinë të re elektrike, përveç asaj që thotë se ai dëshiron 'më të mirën nga më të mirët' por vuri në dukje se ai po kërkon personin që do të propozojë dizajnin më të bukur.
Bolloré tha dhe që marka do të pësojë një transformim "dramatik" për të marrë një pozicion të ri luksoz në treg për të realizuar potencialin e saj unik jo vetëm për klientët por për biznesin në tërësi".
Ky ndryshim mund ta vërë firmën në konkurrencë me markën britanike Bentley, e cila gjithashtu është zotuar për një të ardhme vetëm elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.