Ka ndodhur

Iu gjet në banesë një pistoletë me silenciator, shpallet në kërkim 46-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një 46-vjeçar u shpall në kërkim në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në një banesë në lagjen “10 Korriku” policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, silenciator dhe një kuti me 14 fishekë.

Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkohë, 46-vjeçari me iniciale A.K. alias A.T., i cili dyshohet se mbante te fshehur armën dhe fishekët në banesën e tij u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë